(Download) "Deri në frymën e fundit" by Anne Swärd ~ Book PDF Kindle ePub Free
eBook details
- Title: Deri në frymën e fundit
- Author : Anne Swärd
- Release Date : January 09, 2020
- Genre: Literary,Books,Fiction & Literature,
- Pages : * pages
- Size : 868 KB
Description
Përktheu: Entela Tabaku
Suedi, vitet ’70. Në një fshat të humbur pranë bregut të një liqeni, një vogëlushe me emrin Lo është vetëm 6 vjeçe kur takohet për herë të parë me Lukasin, natën e një zjarri të madh që kërcënonte komunitetin e tyre. Të dy fëmijë emigrantësh, të dy të dashuruar marrëzisht pas tokës, ata u bënë miq të ngushtë, pavarësisht pengesave të forta nga ana e familjes së Losë. Takohen fshehurazi në një shtëpi të braktisur buzë liqenit dhe të dy bashkë kalojnë verat kredhur në ujë dhe dimrat kruspullosur brenda shtëpisë, duke risjellë e ringjallur fragmente të filmit të tyre të preferuar “Deri në frymën e fundit”.
Historia e dashurisë që na rrëfen Anne Swärd nuk ka asgjë tradicionale. Ndjenja që lidh Lonë me Lukasin është një prej atyre që të gjithë e kemi ëndërruar, të paktën një herë: e dinë që i përkasin përgjithmonë njëri-tjetrit, e dinë që s’mund të jetojnë pa njëri-tjetrin. Tragjedia është që e dinë edhe se nuk mund të jetojnë me njëri-tjetrin. As me ty, as pa ty. Me hijeshi të jashtëzakonshme, shkrimtarja suedeze na shoqëron në këtë rrugëtim të trazuar dhe pa destinacion, që i shtyn dy protagonistët të luftojnë për të gjetur atë fill që i lidh në mënyrë të pazgjidhshme: pushtetin e fshehtë të dashurisë së tyre të mbrapshtë.
“Seks dhe pikëllim, në një përzierje të dëshpëruar. Tërhiqesha duke thënë jo. Ti gjithmonë thua jo, më thoshte vështrimi i tij. Më do, nuk më do, më do, por me ç’lloj dashurie? Mes nesh nuk mund të kishte seks.”
“Kjo përrallë rritjeje dhe formimi ka të gjithë përbërësit e duhur: seks, vdekje, fëmijëri të humbur; por dallohet për rrëfimin mbresëlënës.” Daily Mail
“Psikologjikisht i thukët... Anne Swärd rrëfen rrjedhshëm për dashurinë, tradhtinë dhe komplekset e zemrës së njeriut.” Independent